“Është burim i madh krenarie”, Griezmann i lumtur që barazoi rekordin e Platinit

“Është burim i madh krenarie”, Griezmann i lumtur që barazoi rekordin e Platinit

Antoine Griezmann u bë të martën mbrëma golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave i Francës, kur ai shënoi dy herë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Finlandës.

Griezmann bëri diferencën për Les Bleus pasi siguruan një fitore 2-0 për të zgjeruar edhe më shumë epërsinë e tyre në krye të Grupit D.

30-vjeçari tani ka 41 gola në emrin e tij për Francën, duke e barazuar rekordin e legjendës së futbollit, Michel Platini.

Griezmannit i duheshin 98 ndeshje për të barazuar rekordin e fituesit të Kampionatit Evropian 1984, ndërsa ai tani është 10 gola prapa golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Thierry Henry.

“Është një burim i madh krenarie”, ka thënë fillimisht Griezmann për TF1.

“Që kur kam qenë këtu, që nga viti 2014, gjithmonë përpiqem të sjell më të mirën, pavarësisht nëse janë gola, me punën time mbrojtëse apo sulmuese”.

I pyetur nëse ndeshja e së martës ishte paraqitja e tij më e mirë për Les Bleus, sulmuesi e mohoi një gjë të tillë.

“Ka pasur të tjera. Por unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe atë të ekipit”, përfundoi sulmuesi francez.

Related Articles