Eshtrat e Xheladin Kabashit gjenden në Drenas, 26 vjet pas vrasjes së tij

Eshtrat e Xheladin Kabashit gjenden në Drenas, 26 vjet pas vrasjes së tij

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur eshtrat e Xheladin Jetish Kabashit.

Eshtrat e tij janë gjetur në një lokacion në Skenderaj.

“26 vite pritje me ankth për familjen Kabashi nga Polaci, për djalin e saj, i zhdukur pa ndonjë lajm që prej luftës së Kosovës, fati i të cilit është zbardhur këto ditë, kur metoda e ADN-së konstatoi se eshtrat e gjetur në një lokacion të territorit të komunës sonë, i përkasin Xheladin Jetish Kabashit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi! Lavdi rënies për liri të Kosovës, Xheladin Kabashit!”, u shpreh Nura.

Related Articles