Hoxha i pensionuar, Mazllam Mazllami, i cili u bë temë diskutimi gjatë javës së fundit pasi pranoi një veturë si dhuratë për daljen në pension nga qytetarët në Prizren, tashmë ka folur për disa dukur të cilat e pengojnë tek populli i Kosovës.
Ai ka thënë se populli jonë nuk ka pasur qytetërim shumë të zhvilluar, por ka pasur moral dhe ka pasur respekt ndaj prindërve.
“Tash baba e nana shumë s’po respektohen, po e vreni vetë. Gratë, u sakatun tu bo divorce shqiptarët. Pse? Sepse përmes celularit po folin me lav**e të ndryshme. A e kuptove? Edhe anasjelltas, edhe gratë. Facebooku dhe celulari janë elementë të mirë nëse e mirëpërdor, por është element shumë i keq nëse e keqpërdor, sepse shejtani ndikon”, ka thënë Mazllami.
Tutje, ai ka thënë se para luftës nuk kanë qenë këto zhvillime andaj ndoshta edhe nuk kanë ndodhur shumë veprime “amorale” sipas tij, ndërsa pas luftës, hoxha ka përmendur edhe spektaklin televiziv “Big Brother” që ju transmetohet qytetarëve.
“’Vëllai i madh’. Shiko çfarë emri, të mos i biem në fije. Si lejohen ata të bëhen horë ashtu në një vend. Intelegjenca e dobët kombëtare: A ka me fitu Luizi apo Olta? Po ja bajmë gajle. Intelegjencë: ZH”, ka vlerësuar hoxha.