Eurodeputeti austriak Mandl: Njohja e Kosovës nga Izraeli, çështje mençurie e vizioni – shtetet tjera ta ndjekin këtë shembull

Eurodeputeti austriak Mandl: Njohja e Kosovës nga Izraeli, çështje mençurie e vizioni – shtetet tjera ta ndjekin këtë shembull

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri ka pritur në takim të premten eurodeputetin austriak Lukas Mandl.

Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni.

Ai më tej shkruan edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

“Faleminderit Ines Demiri për bisedën e shkëlqyer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni. Faleminderit! Vendet anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin këtë shembull”, shkruan eurodeputeti austriak, mbështetës i Kosovës.

E lidhur me takimin me eurodeputetin Mandl, ka shkruar edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri.

“Ishte kënaqësi e madhe t’ju prisja në ambasadën tonë në Jerusalem. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj janë të bekuar që kanë një mik të madh si ju. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund për Kosovën, përfshirë liberalizimin e vizave dhe rrugën drejt BE-së”, shkruan ajo.

Related Articles