“Evropë, mbroji të drejtat tona” – Protestë në Mitrovicën e Veriut pas aksionit të Policisë

“Evropë, mbroji të drejtat tona” – Protestë në Mitrovicën e Veriut pas aksionit të Policisë

Para Qendrës Klinike në Mitrovicë të Veriut, të premten u mbajt një protestë e punëtorëve shëndetësorë, pas një bastisjeje që kreu mbrmnjë Policia e Kosovës mbi bazën e një sinjalizimi për armë, raporton Gazeta Enigma.

Policia, më pas, njoftoi se nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë.

Drejtori i Qendrës Klinike, njëkohësisht kryetar i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha gjatë protestës se policia kishte hyrë në ambientet e tyre dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Veriut, duke “maltretuar” rojet e sigurisë me kërkesa për dokumente identifikimi dhe informacione mbi numrin e punëtorëve.

Ellek shtoi se “asnjë integrim të sistemit shëndetësor e arsimor të Serbisë në sistemin e Kosovës”, nuk është paraparë në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai u bëri thirrje punëtorëve – të cilët mbanin parulla si “Duart larg spitalit”, “Evropë, mbroji të drejtat tona” dhe “Shëndetësia dhe arsimi janë të drejta themelore të njeriut” – që të mbeten të qetë.

“Ne nuk kemi ku të shkojmë, kjo është shtëpia jonë dhe detyra jonë është të qëndrojmë pranë pacientëve tanë. Kjo është një porosi për institucionet ndërkombëtare se këto janë vijat e kuqe që ata kanë garantuar se nuk do të kalohen”, tha Ellek.

Ai kërkoi nga misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, dhe misioni i NATO-s, KFOR, që t’i vendosin pjesëtarët e tyre para të gjitha institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Related Articles