Fabrika e mbetjeve shtazore, nga Prokuroria Speciale po intervistohet kryeshefi i AUV-it

Fabrika e mbetjeve shtazore, nga Prokuroria Speciale po intervistohet kryeshefi i AUV-it

Hetuesit e Prokurorisë Speciale po e intervistojnë edhe kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, lidhur me kontratën për mbetjet shtazore.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.

Derisa nuk dihet ende se në çfarë cilësie po intervistohet ai.

Sot gjatë ditës nga hetuesit e Prokurorisë Speciale, u intervistua edhe ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Related Articles