Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, njoftoi se vëllai i tij, Fadil Geci, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka udhëtuar për në Hagë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Kosovës, shkruan Enigma.
Ganiu bëri këtë njoftim në një postim në Facebook, duke e atribuar informacionin vëllait tjetër të tyre, Halilit. Ai theksoi se dëshmia e Fadilit do të jetë e hapur dhe se do të zbulohet e vërteta për vrasjet politike të rugovistëve.
Sipas Gecit, kjo dëshmi do të konfirmojë deklaratën e Rexhep Selimit se Komunikatën Nr. 59 e ka shkruar “Polari”.
“Fadili do të thotë hapatas të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për komunikatën nr. 59, për plagosjen e vllezerve të vet dhe për vrasjen e shokëve tanë,” shkroi ai ndër të tjera.