“Fadil Vokrri” i gatshëm për Conference League dhe ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës

“Fadil Vokrri” i gatshëm për Conference League dhe ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për t’i mirëpritur ndeshjet e rrethit të tretë të Conference League dhe ndeshjen promovuese të Superligës.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndeshjen e Conference League do të zhvillohen më 8 dhe 15 gusht, ndërsa ndeshja e javës së parë të Superligës do të zhvillohet në mes Prishtinës dhe Suharekë 23.

Megjithatë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se kanë vendosur që t’i lejojnë zhvillimin e tri ndeshjeve, përkundër faktit që sipas tij, fushës i duhet ende kohë.

“Nuk kemi dashur që klubet tona të vijnë në situatë që t’i zhvillojnë ndeshjet e këtij rrethi jashtë vendit. Uroj që ato të kenë sukses në fushën e re të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe të kalojnë tutje në Ligën e Konferencës”, është shprehur Ademi.

Më tëj FFK-ja ka thënë se pas këtyre ndeshjeve, fusha do të rikuperohet në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen e kombëtares së Kosovës kundër Rumanisë në fillim të shtatorit.

Ekipi i parë që do të zbresë në “Fadil Vokrri” do të jetë Ballkani, që ndeshjen e parë të rrethit të tretë do ta luaj si vendas më 8 gusht kundër skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne.

Ndërsa, më 11 gusht, Prishtina do të luajë kundër Suharekës 23, teksa më 15 gusht, Drita do të jetë nikoqire e skuadrës nga Letonia, Auda. /Gazeta Enigma

Related Articles