Fajon në Kosovë, pritet me lule nga Gërvalla

Fajon në Kosovë, pritet me lule nga Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka arritur sonte në Kosovë.

Ajo, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, është pritur nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Twitter thuhet se kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e Fajon si ministre e Jashtme.

“Të dyja vendet janë të vendosura për të thelluar miqësinë e tyre tradicionale, gjithashtu  do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në Evropë”, thuhet në cicërimën e MPJD-së.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka deklaruar sot se Fajon dhe Gërvalla-Schwarz pritet të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik, politikën e brendshme të Kosovës, si dhe situatën në rajon.

Pos takimit me Gërvallën, Fajon nesër do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Related Articles