Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në profilin e tij në Faceboom ka njoftuar se sot rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur, shkruan Gazeta “Enigma”.
” Sot në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur”, thuhet në postimin e tij.
Kujtojmë se me datën 15 prill shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve./Gazeta Enigma/