Skuadra e Torinos ka shënuar fitore meritore ndaj Fiorentinas me rezultat të thellë 4:0.
Në golin e parë, ndihmoi edhe futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda i cili dhuroi një asistim fantastik, shkruan Gazeta Enigma.
Vojvoda me super harkimin e tij gjeti Singon, i cili realizoi me kokë.
Ndeshja është mbyllur me rezultat të përgjithshëm 4:0.
Singgo në minutën 19’, e Brekallo në minutat 23’ e 39’ ishin autorë të tre golave në pjesën e parë, kurse rezultatin përfundimtar e vuri Antonio Sanabria në minutën e 58’, për epilogun përfundimtar, Torino 4:0 Fiorentina./Gazeta Enigma/