FANTASTIKE: Donatorët i shkojnë në shtëpi Ardonitës, ia kumtojnë lajmin se do të ia ndërtojnë shtëpinë

FANTASTIKE: Donatorët i shkojnë në shtëpi Ardonitës, ia kumtojnë lajmin se do të ia ndërtojnë shtëpinë

Ardonita dhe nëna e saj janë vizituar nga dy donatorët, Agon E. Zhinipotoku dhe Dardan Isa, që kanë shprehur gatishmërinë të ia ndërtojnë një shtëpi.

Mbrëmë në një emision televiziv ishte e ftuar edhe Ardonita Sabedini, e njohur për publikun si vajza me vullnet të madh dhe shumë punëtore.

Përkundër se ajo është me aftësi të veçanta, dhe në mungesë të babait ajo nuk ndalet së punuari që ta ndihmojë familjes e saj.

Gjatë këtij emisioni ajo shpalosi shumë gjëra nga bullizimi që është bërë ndaj saj, deri tek mungesa e shtëpisë, pasi axha i saj po u kërkon të ia lëshojnë shtëpinë.

Menjëherë pas emisionit televiziv ishin lajmëruar vullnetarë që të ia ndërtojnë komplet shtëpinë familjes së Ardonitës, ndërsa lajmin e kishte dhënë moderatori Resul Sinani përmes një postimi.

/Gazeta Enigma/

Related Articles