Trjaneri i Rilindjes 1974, Faruk Statovci është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Etikës për sjelljet e tij në drejtim të gjyqtarëve me 300 euro dhe tri ndeshje mosushtrim të detyrës.
Kjo pasi Statovci iu vërsul gjyqtarit kryesor dhe atij të katërt, në ndeshjen e Ligës së Parë Trepça –Rilindja 1974, kur ishte i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit, duke hytë në fushë, ku ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarin kryesor si dhe u vërsul në drejtim të gjyqtarit të katërt, ku të njëjtin e kërcënoi dhe e ofendoi.