Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se është larguar nga kampi stërvitor i Kombëtares së Portugalisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli portugez përmes një postimi në Instagram.
Ronaldo tha se vendimin e ka marrë pas konferencës për media të trajnerit të Kombëtares dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.
“Kam marrë vendimin për t’u larguar nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar. Me kalimin e kohës, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën rreth arsyeve që motivuan largimin tim nga ekipi kombëtar, të cilit i jam përkushtuar gjithmonë”, shkroi Ronaldo.
Ai në fund uroi Portugalisë dhe bashkëlojtarëve të tij fat të mbarë.
“Tani është koha t’i uroj Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të ekipit, pa përjashtim, fat të mbarë”, përfundoi ai.
