Mbrëmë pas mesnatës, një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë të Serbisë.
I dyshuar për këtë rast tashmë është Faton Hajrizi, i cili është arratisur para rreth 2 javësh nga burgu i Smrekonicës.
Siç ka mësuar Klan Kosova, Hajrizi veprën penale dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare të policit serb.
Rasti dyshohet se ka ndodhur derisa një patrullë policore e ka ndalur një veturë taksi tip Mercedes.
Kur policët i kanë kërkuar të dyshuarit që të identifikohet, aty ka filluar gjithçka.
I dyshuari ka dalë nga vetura, ka pasur një përleshje mes tij dhe policëve, me ç’rast Faton Hajrizi ka arritur t’ia marrë armën zyrtare policit me të cilën edhe dyshohet se e ka kryer veprën penale.
Fillimisht, i dyshuar për këtë vepër ishte Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit. Mirëpo, më pas Artani u lajmërua duke treguar se gjendet në Gjermani dhe se Fatoni ia ka vjedhur dokumentet e tij personale.