Është publikuar orari për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligë, me pesë ndeshje që do të zhvillohen këtë fundjavë.
FFK ka njoftuar se duelet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me vëmendje të veçantë në Suharekë.
Ballkani do të presë Gjilanin të shtunën me fillim nga ora 13:00, ndërsa në të njëjtën orë luhet edhe sfida mes Prishtinës së Re dhe Malishevës.
Të shtunën me fillim nga ora 18:30 zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit në “Fadil Vokrri”.
Një sfidë shumë interesante pritet të dielën në Gjilan, ku kampioni në fuqi, Drita, pret Ferizajn. Ndërsa po nga ora 13:00, zhvillohet edhe ndeshja mes Llapit dhe Drenicës.