Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji ndihet i lumtur dhe emocionuar pas transferimit te klubi gjerman, St Pauli.
Sot (e premte) gjatë ditës, St Pauli konfirmoi zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Betim Fazliji nga St Galleni.
Detajet e transferimit nuk u bënë publike, por Fazliji thuhet se iu ka kushtuar gjermanëve rreth 700-800 mijë euro.
Ky transferim e ka bërë të lumtur djaloshin nga Kosova, i cili mezi pret t’ia fillojë aventurës së re.
“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në St. Pauli”, ka thënë fillimisht Fazliji pas prezantimit te klubi gjerman.
“Kalimi në Hamburg dhe një ligë e re është një hap i madh për mua pas tetë vitesh në St. Gallen, por klubi paraqiti një plan shumë të mirë”.
“Stili lojës aktive më përshtatet shumë mirë. Mezi pres të bëhem pjesë e një ekipi të ri dhe do të doja të kontribuoja në suksesin tonë kolektiv sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.