Ka përfunduar ndeshja e parë mes La Fiorita dhe FC Ballkani në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.
Skuadra kosovare ka shënuar fitore të thellë duke triumfuar me rezultatin 0-4, raporton Gazeta Enigma.
Golat për suharekasit i kanë shënuar Meriton Korenica, Albin Berisha dhe dy gola Albion Rrahmani.
Skuadra e Ballkanit gjatë gjithë ndeshjes kishte kontrollin e lojës duke krijuar raste të shumta shënimi.
Ndeshja e kthimit në Prishtinë do të zhvillohet pas një jave.
/Gazeta Enigma/