FC Ballkani prezanton gardianin Stivi Frashëri

FC Ballkani prezanton gardianin Stivi Frashëri

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi, ka sjellë në radhët e saj përforcimin e radhës, Stivi Frashëri.

Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje dy vjeqare, thuhet në një njoftim të skuadrës së Ballkanit.

Portieri 31 vjeçar tek portokallinjtë e therandës vjen pas një suksesi historik me Teutën në arenën ndërkombëtare, derisa u shpall kampion i Superiores së Shqipërisë paraprakisht.

Korçari në skuadrën e Ballkanit, e gjen edhe një ish-bashkëlojtar të durrësakët, Rrustem Hoxhën duke krijuar kështu një dyshe kampionësh.

Postimi i plotë:

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League.

Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar. Te skuadra jonë, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe kampionësh.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

Related Articles