Zjarr i madh në Suharekë (Video)

Zjarr i madh në Suharekë (Video)

Një zjarr i madh ka kapluar sot tokat bujqësore në fshatrat e Suharekës, raporton Gazeta “Enigma”.

Në lidhje me këtë për Gazetën “Enigma”, ka folur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se janë shtatë vatra aktive të zjarrit dhe se ekipet e zjarrfikësve janë duke punuar në terren 24 orë në ditë.

Janë shtatë vatra aktive. Po, zjarrfikësit janë në terren hiq pa ndalë, 24 orë. Jemi duke u përballë me temperatura të larta. Aktualisht vatrat akitve janë në: Sopijë, Bukosh, Dragaqinë e disa vende tjera, kurse gjendja më e rënduar është në fshatin Bukosh”, tha Muharremaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles