Klubi Futbollistik “Ballkani” e ka nisur fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja tashmë ka fillua që të përgatitet nga dy herë në ditë, raporton Gazeta Enigma.
Përveç stërvitjeve dhe ndeshjeve miqësore në Turqi pritet të luhet edhe ndeshje finale mes Superkupës së Kosovës ndaj Llapit.
Në postimin e fundit, siç duket skuadra nga Suhareka e ka prezantuar ‘pa dashje’ përforcimin e fundit.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Altin Aliu, i cili duket në një nga imazhet e publikuar nga FC Ballkanit.
Kujtojmë që futbollisti gjilanas së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Flamurtarit të Prishtinës, kurse më parë ka luajtur edhe për Gjilanin, Malishevën e Lirinë e Prizrenit.
/Gazeta Enigma/