Konferenca është parapa të mbahet në ora 18:30, kur edhe fillon seanca stërvitore, në vigjilie të takimit të nesërm, në kuadër të garave evropiane në Conferencë Ligë, njofton zyra poër informim e FC Drita.
SIç është bërë e ditur, seanca stërvitore do të jetë e hapur për media rreth 15 minuta, ndërsa pason konferenca e dy strategëve të ekipeve, trajnerit të FC Drita, Ardian Nuhiu dhe atij të FC Deçiç.
Mësohet gjithashtu se seanca stërvitore dhe konferencat mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kujtojmë që paraprakisht FC Drita ka njoftuar se përkundër përpjekjeve të parreshtura, përkundër përkrahjes nga FFK, përkundër vullnetit e dëshirës së pakompromis për rikthimin e tifozëve në tribuna, ndeshja në mes të FC DRITA dhe FK Deçiç, do të zhvillohet pa praninë e publikut.
Kjo vjen si rrjedhojë e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku potencohet se 15% e kapacitetit të stadiumit është lejuar të hapet, që në total i bie 1875 persona, shumë më pak sesa numri i kërkesave të “Intelektualëve”, por protokolli rigoroz i UEFA-së për organizim, ka pamundësuar hapjen e dyerve në kushtet të cilat gjindemi”, është thënë në njoftim paraprak të FC Drita, duke e potencuar edhe një sërë çështjesh tjera që e kanë bërë të pamundur akomodimin e tifozëve në tribuna.