FC Drita përfundon bashkëpunimin me Erion Vucaj

FC Drita përfundon bashkëpunimin me Erion Vucaj

Klubi i Futbollit Drita përmes faqes zyrtare ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Erion Vucaj, shkruan Gazeta Enigma.

Në njoftimin zyrtar të FC Drita thuhet se ndërpreja e marrëveshjes kontraktuale me futbollistin ka ardhur pas një periudhe tri vjeçare bashkëpunimi, ç’prej se Vucaj është bërë pjesë e klubit gjilanas.

Siç thuhet më tej në njoftim, gjatë kësaj periudhe mbi tri vjeçare, futbollisti ka pasur 103 paraqitje me fanelën e Dritës, dhe atë në 6 ndeshje të kupës, 1 ndeshje të superkupës dhe 7 ndeshje tjera të karakterit ndërkombëtar. Ndeshjet tjera i ka zhvilluar në kuadër të garave kampionale në Superligën e Kosovës në Futboll.

NJOFTIMI:

FALEMINDERIT ERJON VUCAJ Klubi jonë FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin e mesfushorin, Erjon Vucaj. Vucaj i…Posted by Drita FC on E hënë, 10 janar 2022

Related Articles