FC Drita shpallet Klubi më i Mirë 2025

FC Drita shpallet Klubi më i Mirë 2025

Çmimi Klubi më i Mirë 2025 i Federatës së Futbollit të Kosovës iu është ndarë klubit nga Gjilani, FC Drita.

FFK tha se Drita e mori këtë çmim për triumfin e saj si kampione e Kosovës, për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sigurimin e fazës Play Off në këtë garë, duke dëshmuar performancë të shkëlqyer dhe konsistencë gjatë gjithë vitit.

Përveç këtij çmimit, bardhekaltërit po ashtu morën çmimin për “klubin ma fairplay”, ndërkohë që trajneri Zekirija Ramadani u shpall si “Trajneri më i Mirë” i këtij viti.

Related Articles