FC Ferizaj ndan rrugët me trajnerin Nevil Dede

FC Ferizaj ndan rrugët me trajnerin Nevil Dede

FC Ferizaj ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky vendim sipas drejtuesve të klubit, është marrë në funksion të arritjes së objektivave dhe përmirësimit të ecurisë së skuadrës në vazhdim.

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, thuhet në reagimin e tyre.

Related Articles