Një alarm për bombë ka shkaktuar panik mes qytetarëve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, pasi qendra tregtare “East Gate Mall” është evakuuar plotësisht, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas informacioneve të para, evakuimi i vizitorëve dhe stafit ka nisur rreth dy orë më parë, ndërsa në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipet emergjente.
Autoritetet kanë rrethuar zonën përreth qendrës tregtare, duke mos lejuar qarkullimin e qytetarëve.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se alarmi dyshohet të jetë shkaktuar nga një kërcënim për mjet shpërthyes, ndërsa aktualisht po kryhen kontrolle të detajuara brenda objektit nga njësitë speciale. /GAZETA ENIGMA/
