Java e 29-të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante

Java e 29-të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante

Sot zhvillohen ndeshjet e radhës të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku pritet të ketë përballje të forta dhe vendimtare për renditjen në tabelë.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva pret Ballkanin në një duel të rëndësishëm për objektivat e të dy skuadrave.

Po ashtu, në orën 15:00 do të zhvillohet edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, e cila pritet të sjellë rivalitet dhe luftë për pikë deri në fund.

Ndërkohë, kampionët në fuqi, Drita, do të përballen me Drenicën, në një sfidë ku synohet forcimi i pozitës në krye të tabelës.

Të tri ndeshjet e ditës së sotme pritet të sjellin emocion dhe rivalitet të lartë në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

Related Articles