Merkato në Superligën e Kosovës sa shkon e bëhet më e nxehtë, shkruan Gazeta Enigma.
FC Prishtina ka arritur ta zyrtarizoj si kryetrajneri Ismet Munishin, i cili do ta drejtoj skuadrën në edicionin 2022/23.
Gazeta Enigma mëson se kryeqytetasit janë afër marrëveshjes me Granit Jasharin e Drenicës.
Qendërmbrojtësi ka qenë një nga më të dalluarit tek skuadra e Drenicës ku u paraqit në 28 ndeshje.
Redaksia jonë mëson se për futbollistin kanë shprehur interesim shumë skuadra shqiptare.
Kujtojmë që Jashari më parë ka luajtur edhe për Ferizajn, Prishtinën dhe 2 Korrikun.
/Gazeta Enigma/