Për shkak se nuk e dënoi luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, pavarësisht se iu kërkua ta bënte një gjë të tillë, Federata e Futbollit të Ukrainës ia ka ndaluar përgjithmonë Anatoliy Tymoschukut që të merret me futboll në vendlindjen e tij.
Ish-kapiteni i Ukrainës, Tymoshchuk nuk e ka bërë asnjë deklaratë publike për luftën dhe as nuk e ka lënë punën e tij si ndihmëstrajner te klubi nga Rusia, Zeniti i Shën Petersburgut.
Dënimi përjetë i Tymoschukut është konfirmuar të premten në sajtin zyrtar të federatës së Ukrainës.
“Pasi u shqyrtua ankesa e Komitetit të Etikës dhe Ferplejit në lidhje me Anatoliy Tymoshchukun, Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës së Futbollit të Ukrainës, mori disa vendime”, thuhet në njoftim. “T’i hiqet Tymoshcukut licenca e trajnerit e nivelit pro që është lëshuar nga qendra e licencimit të federatës. Të përjashtohet nga regjistri zyrtar i lojtarëve të Përfaqësueses së Ukrainës. Të ndalohet përjetë angazhimi i Tymoschukut në aktivitetet e futbollit në territorin e Ukrainës”.
Atij i janë hequr edhe të gjithë trofetë e fituar në futbollin e Ukrainës, si dhe federata ka bërë të ditur se tashmë u ka kërkuar autoriteteve publike që t’i hiqen Tymoshchukut të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit.
“Kujtojmë se që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, AA Tymoschuk, ish-kapiteni i kombëtares së Ukrainës, jo vetëm që nuk bëri asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë, por as nuk e ndërpreu bashkëpunimin me klubin e agresorit”, vazhdon njoftimi.
“Në një kohë kur një tjetër ish-klub i tij, FC Bayern Munichu, publikon deklarata dhe mban aksione në mbështetje të Ukrainës, Tymoschuk AA vazhdon të heshtë dhe të punojë për klubin e agresorit. Duke bërë këtë zgjedhje të vetëdijshme, AA Tymoschuk dëmton imazhin e futbollit ukrainas dhe shkel kodin etik të federatës”.
Tymoshcuk ishte futbollisti me më së shumti paraqitje te Ukraina, gjithsej 144 duke e lënë pas vetes Andriy Shevchenkon (111).
I lindur në qytetin Lutsk, Tymoshchuk ka bërë karrierë të gjatë në futbollin ukrainas kurse me Shakhtarin ka shijuar sukseset më të mëdha si futbollist duke shtatë trofe në total. Prej Shakhtarit, ai u transferua te Zeniti ndërsa karrierë bëri edhe te Bayerni e Kairati.
Ai ishte shpallur tri herë futbollisti më i mirë i vitit në Ukrainë,