Fehmi Kupina zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Në tentativën e tretë, Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, shkruan Gazeta Enigma.

Për të votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.

Sot është raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës

Burimet thonë se ky koalicion është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar.

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti. / Gazeta Enigma.

Related Articles