Trump nis sërish “uftën” kundër Twitter dhe Facebook, u bën thirrje njerëzve që të largohen nga këto platforma

Trump nis sërish “uftën” kundër Twitter dhe Facebook, u bën thirrje njerëzve që të largohen nga këto platforma

Donald Trump nxit sërish ‘luftëra’ kundër Twitter dhe Facebook.



Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, postoi një deklaratë në platformën e tij të mediave sociale, në të cilën ai nxiti ‘luftë’ kundër platformave të mediave sociale Twitter dhe Facebook.

Twitter është turp për demokracinë, shkruan aty Trump. Platforma nuk duhet të lejohet të bëjë biznes në SHBA, tha ish-presidenti.

Me këtë postim, Trump mban një qëndrim mbrojtës në krah të republikanes Marjorie Taylor Greene, llogaria private e së cilës u bllokua së fundmi nga Twitter pasi ajo kishte përhapur disa herë teori konspirative në lidhje me coronavirusin.

Trump e quan Greene një person “punëtore, të ndershme, patriote” që nuk meriton të ndalohet nga Twitter dhe Facebook.

Në vend të kësaj, ish-presidenti amerikan u bën thirrje të gjithëve të largohen nga Twitter dhe Facebook./Gazeta “Enigma”/

Related Articles