Fëmija i ik nga dora nënës në Suharekë, goditet nga vetura

Fëmija i ik nga dora nënës në Suharekë, goditet nga vetura

Dje pasdite në rrugën “Brigada 123” në Suharekë vetura ka goditur një fëmijë.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të vozitjes së pakujdesshme të shoferit, i cili ka goditur fëmijën i cili i kishte ikur nga dora nënës së tij dhe po vraponte të kalojë rrugën.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Burimet brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Related Articles