Fenerbahçe gjobitet nga UEFA pasi tifozët brohoritën emrin e Putinit

Fenerbahçe gjobitet nga UEFA pasi tifozët brohoritën emrin e Putinit

Fenerbahçe është ndëshkuar nga UEFA pasi tifozët e tyre brohoritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin gjatë humbjes së korrikut në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj Dynamo Kyiv të Ukrainës, shkruan BBC.

Klubi turk u gjobit me 50 mijë euro dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për një ndeshje (të paktën 5 mijë vende) për ndeshjen e ardhshme në Evropë.

Sipas UEFA-s, dënimi ishte për hedhjen e objekteve dhe transmetimin e një mesazhi provokues të një natyre fyese, pra thirrje të paligjshme.

Dynamo Kyiv fitoi ndeshjen në Stamboll 2-1 më 27 korrik, pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Poloni.

Mijëra tifozët të Fenerit nisën të këndojnë pro-Putinit pasi skuadra e tyre pësoi gol në minutat e fundit.

Fenerbahçe kishte thënë se veprimet e tifozëve nuk përfaqësonin klubin.

Related Articles