Ferizaj: 31-vjeçari kapet me armë, i sekuestrohet pushka në shtëpi

Ferizaj: 31-vjeçari kapet me armë, i sekuestrohet pushka në shtëpi

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, që nga 16 maji ka hetuar një informacion, lidhur me dyshimin se i dyshuari L.H., 31 vjeç, posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri.

Të dielën, pas analizimit të informatës, hetuesit kanë kontaktuar të dyshuarin, i cili ka pranuar posedimin e një pushke gjysmë automatike pa leje. Sipas policisë, në shtëpinë e tij në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, janë sekuestruar një pushkë dhe 21 fishekë, transmeton Klankosova.tv.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. / Gazeta Enigma.

Related Articles