Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar gjobë ndaj një 73-vjeçari në Ferizaj i cili ka bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Policia ka njoftuar se shoferi me iniciale H.G., është dënuar me 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për tre muaj.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 17.09.2024 rreth orës 19:00 ka pranuar një informatë ( me foto) nga qytetarët, se në rrugën ’’Reçaku ’’ në Ferizaj një shofer i veturës mercedes ka bërë tejkalimin e kolonës së aumjeteve, duke i rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor. Policia e ka identifikuar shoferin H.G (M/K) i moshës vjeçar 73 vjeçar, të cilit i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit 3 muaj”.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/