Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur mes tri automjeteve në Ferizaj, si pasojë lëndime trupore ka pësuar një fëmjë.
I njëjti është duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës, dy meshkuj dhe një femër kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i cili është duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të shtunës. /GAZETA ENIGMA/