Katër persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 21:30 pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, shkruan Gazeta Enigma.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ahmet Kaqiku, Ferizaj, 16.05.2022-21:30. Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovar, pasi qe te njëjtit kane sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pas intervistimit me vendim te prokurorit dy te dyshuar dërgohen ne mbajtje ndërsa dy të tjerë lirohen ne procedure te rregullt”, shkruan Gazeta Enigma.