Gruaja ia merr fëmijët burrit, i kërkon 10 mijë euro që t’ia sjellë në Kosovë

Gruaja ia merr fëmijët burrit, i kërkon 10 mijë euro që t’ia sjellë në Kosovë

Një burrë nga Obiliqi ka raportuar se bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë i ka marrë dy vajzat dhe është larguar për në Shqipëri, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur gruaja ka kërkuar nga bashkëshorti i saj 10 mijë euro për t’i sjellë fëmijët në Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles