Policia e Kosovës, ka njoftuar se e ka arrestuar një person për zjarrvënie të një bageri në Jezerc të Ferizajt.
Sipas njoftimit, Policia Rajonale e Ferizajt, me datën 05.07.2023 rreth orës 19:25 kishte pranuar një informacion se në fshatin Jezerc të Ferizajt një mjet të punës (bager) e kishte kapluar flaka. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
“I dyshuari K.B është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti rasti është cilësuar ‘’Zjarrëvënie’’”, thuhet në njoftimin e Policisë.