Skuadra që bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, Feriazj ka bërë një goditje në afatin e transferimeve.
Bëhet fjalë për mesfushorin maqedon, Riste Temelkov.
Temelkov ka vlerën 100 mijë euro në sajtin e njohur “Transfermarkt” dhe mund t’i ndihmoj fanellës së kaltër të arrij në Superligë për sezonin e ri.
Mesfushori i transferuar, Temelkov së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Gjorce Petrov. Ai është pjesë e futbollit aktiv dhe profesionist që prej vitit 2013, duke luajtur në skuadrat si: KF Tivkes, Brera Strumica, Bregalnica Stip dhe FK Horizont Turnovo.