Ferizaj: Bie nga kati i dytë i shkollës një vajzë

Ferizaj: Bie nga kati i dytë i shkollës një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle dje në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.

Për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar, vajza është dërguar në QKUK, njofton Policia.

Raportohet se ende nuk janë të qarta rrethanat se si ka rënë nga objekti

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”. /Gazeta Enigma

Related Articles