Ferizaj: Burri rrahu gruan, përfshihet edhe vëllau i viktimës

Ferizaj: Burri rrahu gruan, përfshihet edhe vëllau i viktimës

Një grua është sulmuar fizikisht dje nga burri i saj në Ferizaj, në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës.

Policia ka njoftuar se viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM TRUPOR /Ferizaj 09.04.2022-00:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar – bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, po ashtu në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.

Related Articles