Ferizaj fiton epitetin e vendasit në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit

Ferizaj fiton epitetin e vendasit në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 21 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00, ku do të përballen FC Ferizaj dhe FC Dukagjini.

Sipas njoftimit zyrtar, sot është bërë tërheqja e shortit në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të të dy klubeve, me qëllim përcaktimin e skuadrës që do të ketë statusin e vendasit në këtë përballje vendimtare.

Pas shortit të hedhur, është vendosur që FC Ferizaj të jetë skuadra vendase në finale. Ky status i jep ekipit ferizajas disa të drejta organizative, përfshirë zgjedhjen e fanellave në rast përputhjeje ngjyrash, si dhe përcaktimin e bankinës dhe anës së stadiumit në përputhje me rregulloren e garave.

Finalja pritet të sjellë një përballje interesante mes dy skuadrave që kanë kaluar me sukses fazat e mëhershme të kompeticionit, duke synuar trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës.

Related Articles