Ferizaj i Ismet “babës” dështon në shtëpi!

Ferizaj i Ismet “babës” dështon në shtëpi!

FC Ferizaj në krye me trajnerin Ismet Munishi, ka humbur me rezultat 2-4 ndaj KF Prishtina e Re, raporton Gazeta Enigma.

Një ndeshje me plot gola dhe mjaft interesante u zhvillua në Ferizaj sot, ndërsa ekipi vendas i drejtuar nga Ismet Munishi edhe pse kishte epërsinë fillestare në ndeshje, në fund të pjesës së parë pa rezultatin e përmbysur nga ekipi i posaardhur në Ligë të Parë, Prishtina e Re (ish-Shkëndija e Hajvalisë).

E në pjesë të dytë ferizajasit me ngulm kërkuan golin dhe barazuan rezultatin në 2-2, mirëpo e tëra ishte kjo nga vendasit, derisa mysafirët shfrytëzuan kundërsulmet për të shënuar edhe dy herë deri në fund të ndeshjes dhe për të fituar duelin, Ferizaji – Prishtina e Re 2-4 [12’, 74’ n.n. – Samir Sadriu 33’, Flamur Bajrami 42’, Kreshnik Bahtiri 82’, Shefki Aliti 90+3].

Fitorja bën që Prishtina e Re të merr kreun së paku deri nesër, duke barazuar pikët me liderin e deritashëm Vjosën. Në anën tjetër Ferizaji përjetoi humbjen e parë kampionale sot dhe mbetet i katërti me 7 pikë për momentin.

Në xhiron që vjen, Prishtina e Re pret Vushtrrinë, ndërsa Ferizaji udhëton te Ramiz Sadiku.

Related Articles