Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një person i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me plagë në kokë, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar si pasojë e goditjeve me mjet të mprehtë.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Sipas informacioneve të para, e gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së fshatit, ku derisa viktima ishte duke lozur me një shok të tij, i dyshuari e ka goditur me thikë në kokë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim trupor’.