Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar numërimin e votave në zgjedhjet lokale.
Deri më tani në disa prej komunave janë numëruar deri në 10% të votave.
Kësisoj në kuadër të Komunës së Ferizajt numërimi i votave ka arritur në 14.14%.
Sipas këtyre rezultateve numrin më të madh të votave deri tani e ka kandidati i PDK-së, Agim Aliu me 65.03%.
Kurse kandidati i VV-së, Valon Ramadani ka mbledhur deri tani 25.18% të votave.
Ndërsa kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi deri më tani ka 7.79% të votave.