Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka njoftuat se të enjten rreth orës 00:25, ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Shoferët me inicialet A.K. 22 vjeç, i cili drejtonte një veturë të tipit VW Golf me targa vendore, dhe A.K. 19 vjeç, i cili po ashtu drejtonte një veturë të tipit VW Golf me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.
Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, Policia thotë se ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se posedonin patentë-shofer të huaj.
“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.Policia do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje”, thuhet nga Policia e Ferizajt. / Gazeta Enigma.
