Një rast sulmi seksual ndaj një të miture dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj, ku prokuroria ka nisur hetimet.
Sinjali mëson se 18-vjeçari dyshohet se ka marrë viktimën me veturën e tij, ku më pas kanë shkuar në një fshat dhe ka pasur kontakt intim me të.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.