Ferizaj: Voziti veturën në shpejtësi 109 km/h, 20 vjeçarit i merret patentë shoferi dhe dënohet me 500 euro gjobë

Ferizaj: Voziti veturën në shpejtësi 109 km/h, 20 vjeçarit i merret patentë shoferi dhe dënohet me 500 euro gjobë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të hënën rreth orës 10:45, në rrugën lokale “Driton Islami” ka ndaluar shoferin A.K i moshës 20 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 109 km/h.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ndaj tij i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5  pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles