Feronikeli 74 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës edhe për sezonin e ardhshëm, pas fitore ndaj Prishtinës së Re me rezultat 1-0, në kuadër të barazhit.
Golin e vetëm e realizoi Alban Shillova në minutën e 97’, duke shënuar çastet e fundit të ndeshjes. Ai shfrytëzoi një devijim jo të mirë me kokë të mbrojtësit prishtinas, Guri Hana, dhe pa ndonjë telashe e mposhti portierin Bislimi, duke siguruar një fitore jetike për ekipin e tij. Shillova shënoi edhe në minutën e 78-të me një gjuajtje të saktë me kokë, por goli u anulua me ndërhyrjen e VAR-it për pozitë jashtë loje.
Ekipi nga Drenasi i drejtuar nga Shefki Kuqi arriti që të siguroj edhe një sezon në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina e Re realizimin e objektivit për t’u bërë pjesë e Superligës mbetet ta kërkojë në edicionin e ri. /Gazeta Enigma